Pak para fillimit të ndeshjes kualifikuese Shqipëri–Serbi në stadiumin “Air Albania”, policia shqiptare ka larguar një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga tribuna e tifozëve. Ky veprim ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë kundërshtuar veprimin përmes brohoritjeve të njëzëshme: “UÇK, UÇK”,shkruan Raporto24
Ngjarja ka ndodhur në një atmosferë të ndezur patriotike, me mijëra tifozë të veshur kuq e zi që kishin mbushur stadiumin për të ndjekur këtë përballje të rëndësishme./Raporto24