No menu items!

Policia zbarkon në një shtëpi në Fushë Kosovë: Arreston 3 persona që kanosën fqinjin me armë, gjen AK-47 e municion

Raportimi i një të riu në Fushë Kosovë për kërcënim me armë nga fqinjët e tij aktivizoi Policinë mëngjesin e sotëm, me ç’rast një njësi policore zbarkoi ën fshatin Miradi të Ulët, ku u zhvillua bastisje dhe u arrestuan tre persona. Aksioni rezultoi me sekuestrimin edhe të një arme dhe municionit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti fillimisht ishte denoncuar nga një 30-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme njoftoi Policinë se është kanosur seriozisht me armë nga të dyshuarit, të cilët i ka fqinj në fshatin ku banon.

Si rezultat i denoncimit, disa njësi policore, përfshirë Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë zhvilluar një aksion në këtë fshat, në pikë të mëngjesit, ku u kapën tre të dyshuarit. Në shtëpinë e tyre në të cilën u krye kontrolli u gjet një kallashnikov, disa fishekë e pjesë tjera të armës, që u sekuestruan.

Siç mëson Sinjali të dyshuarit janë Sh.B., B.H., dhe S.K., të cilët u futën në telashe me ligjin për shkak se kanosën komshiun për motive akoma të panjohura

Pas përfundimit të aksionit, tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar nga hetuesit për veprat me të cilat ngarkohen dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.