nga Mihane HOXHA dhe Allan LEONARD
A mund të jenë të dobishme shkëmbimet e mëtejme mes shërbimeve policore të Kosovës dhe Irlandës Veriore, apo sfidat e fundit janë shumë të mëdha?
Olga Stefanović vjen nga komuniteti serb, nga fshati Lešak në Leposavić (në veri të Kosovës). Ajo iu bashkua Policisë së Kosovës, në vitin 2003, dhe tha se një vizitë profesionale në Irlandën Veriore në vitin 2013 i la “vetëm përshtypje pozitive”.
“Ishte hera e parë që pashë kaq shumë dhe mësova kaq shumë. Ndjeva se Belfasti dhe Mitrovica kanë ngjashmëri, por edhe e pashë se sa të vendosur janë njerëzit për të kaluar sfidat dhe sa të përkushtuar ishin për progresin e vazhdueshëm”.
Raporti mes policimit, komunitetit dhe ballafaqimi me të kaluarën
Joanne MURPHY. Fotografia e përdorur me leje.
Joanne Murphy, profesore për lidership gjithëpërfshirës në Universitetin e Birmingamit, e ka shkruar një kapitull “ Policimi dhe Paqja në Irlandën Veriore: Ndryshimi, Konflikti dhe Besimi nga Komuniteti”, një libër për paqen dhe konfliktin në Irlandën Veriore.
Siç shpjegon ajo, komunitetet në Irlandën Veriore e kanë kuptuar se mund të mbështeten në prezencën dhe kontributin e policisë për probleme të natyrës komplekse në komunitet.
“Sfida më e vështirë nga jashtë është termi eufemistik ‘ballafaqimi me të kaluarën. Ka nëj trashëgimi organike të konfliktit, sikurse ka edhe një politike. Policia e Irlandës Veriore ende e ka të vështirë të ballafaqohet direkt me këtë – edhe në kuptimin e rolit të vet, por edhe me rolin e të tjerëve”.
Reformimi i policisë pas Marrëveshjes të së Premtes së Mirë
Duke qenë një nga çështjet më të ndjeshme politike dhe ndarëse, policimi është dëshmuar të jetë një nga detyrat më të vështira në ndërtimin e paqes në një shoqëri të ndarë.
Murray CAMERON (RUC George Cross Foundation). Në mur është një poster me kornizë, “Kolegët tanë të vrarë”, personeli i RUC-së i vrarë gjatë konfliktit të “Telasheve”. Belfast, Irlanda e Veriut. © Allan LEONARD @MrUlster
Pas krijimit të shtetit të Irlandës Veriore, në vitin 1922, Royal Ulster Constabulary (RUC) u formua nga një qeveri unioniste, jo vetëm për të ruajtur rendin dhe ligjin brenda shtetit të ri, por edhe për t’u mbrojtur nga sulmet andej kufirit nga jugu i Irlandës. Meqë në radhës e veta shumica ishin protestantë/unionistë, shërbimi policor shihej nga shumë katolikë/unionistë si krahu ushtarak i Unionizmit, dhe shpesh akuzohej për sektarizëm dhe brutalitet. Përveç diskriminimit në masë anti-katolik (si psh. në strehim dhe punësim), duke e pasur një shërbim policor unionist, do të ndihmonte qeverinë që ta mbajë Irlandën Veriore, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, dhe të shtypte rrezikun nacionalist për ndarje nga Kurora.
Një fillim i ri
Në vitin 1998, Komisioni i Pavarur i Policimit në Irlandën Veriore u krijua ( si rezultat i Marrëveshjes të së Premtes së Mirë ) . Në vitin 1999, e publikoi një raport: “Një fillim i ri: Policimi në Irlandën Veriore ( i njohur më mirë si Patten Report). Raporti ishte përpjekje për të krijuar një shërbim policor që ishte i pranueshëm për të gjithë komunitetin, dhe përpjekje për ta bërë policimin jo politik.
Zbatimi i rekomandimeve të këtij raporti e ka krijuar atë që tash quhet Shërbimi Policor i Irlandës Veriore (PSNI), një nga shërbimet policore më të përgjegjshme në Evropë.
Stema e Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut.
Simbolikisht, bexhi dhe simbolet e PSNI-së nuk kanë lidhje as me Britaninë e Madhe dhe as me Irlandën, dhe nuk ka asnjë flamur, pos atij policor, jashtë ndërtesave të policisë.
Fokusi i policimit në Irlandën Veriore është me qasje bazuar në të drejtat e njeriut, duke e integruar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Një bordi i ri me emrin Northern Ireland Policing Board u krijua, për ta mbajtur shefin e policisë përgjegjës për veprimet e veta.
Përbarja e shërbimeve policore
Për të adresuar përbërjen e pabalancuar të shërbimit policor, një sitem kuotash u përdor deri në vitin 2011, duke garantuar që 50 % e rekrutëve të rinj do të ishin katolikë.
Sipas shifrave nga Shtatori 2024, katolikët përbëjnë 33% të forcës policore, ose nga 6,355 policë (protestantë janë 65.7% dhe minoritete etnike 0.7%). Katolikë ka më pak në stafin jo-policor (2,387), me përqindje prej 18.9%, protestantë janë 78.8%, minoritete etnike 0.8%. Në krahasim, në Kosovë nga 8,642 oficerë policie, 15 % e tyre janë nga komunitetet jo shumicë (jo-shqiptarë).
Gjithashtu, në Irlandën Veriore pjesëtarët burra në raport me ato gra janë 2:1, ose 68% me 32%, përderisa ka më shumë staf gra sesa burra 57% me 42%. Ndryshe është në Kosovë, ku ka më shumë burra se sa gra në masë të madhe 86% – 14%.
Togeri i Policisë së Kosovës, Reshat Hyseni mohon të ketë pasur ndonjëherë diskriminim gjinor brenda shërbimit.
“Gjatë karrierës sime 22 vjeçare, kam punuar me ekipe që përfshinin si burra ashtu edhe gra, dhe detyrat tona gjithmonë i kemi kryer me profesionalizëm, pa
Kushtrim HODAJ. Fotografia e përdorur me leje
Edhe Shefi i Inspektorartit në Policinë e Kosovës, Kushtrim Hodaj, thotë se kurrë nuk ka pasur ndonjë incident bazuar në etninë e ndonjë pjesëtari të policisë.
“Në databazën tonë, nuk ka ndonjë rast kur të jetë ankuar ndonjë pjesëtar i policisë për diskriminim në baza etnike apo fetare…Edhe sa i përket procesit të gradimit dhe pozitave udhëheqëse, nuk kemi pasur ndonjë ankesë, as nuk kemi pasur ndonjë gradim, bazuar në etni”.
Por, Hodaj bën një digresion me situatën në veriun e Kosovës, sidomos prej vitit 2022.
“Dorëheqja e 600 pjesëtarëve serbë të Policisë e ka prishur balancinmin e përfaqësimit etnik brenda Policisë së Kosovës”. Ai shton se nuk është e lehtë të gjinden zëvendësime për ta.
Evoluimi i policisë i drejtuar kah komuniteti
Merita Kadriu-Berisha është me origjinë nga Medvegja e Serbisë dhe iu bashkua Policisë së Kosovës, në vitin 2013. Tani ajo patrullon në rrugët e Prishtinës, dhe shpjegon se shërbimi përfshin “një pasaportë komunikimi, që përmbanë deajet e kontaktit, në mënyrë që banorët e lagjes të na thërrasin 24 orë në ditë”.
Merita KADRIU-BERISHA (Policia e Kosovës). Fotografia e përdorur me leje.
Besiana Sejdijaj nga Peja, një 21 vjeçare e komunitetit egjiptian, iu bashkua Policisë së Kosovës, në vitin 2023. Edhe pse nuk vjen nga ajo zonë, Sejdijaj ishte e vetëdijshme për situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës. Ajo aplikoi qëllimisht për të shërbyer atje, dhe u caktua në stacioin policor në Zubin Potok. Për Sejdijajn, gjuha serbe ishte sfidë:
“Kur qytetarët kuptojnë shqip, unë flasë me ta, sepse disa qytetarë serbë e kuptojnë shqipen, por nëse nuk kuptojnë, atëherë kolegët e mi serbë më ndihmojnë”.
Mitrovica dhe Derry/Londonderry ishin dy nga qytetet themeleuse të forumit, me të dytën që e organizoi samitin inaugural në Maj 2010. Një rezultat ishte bashkëpunimi ndërmjet Shërbimit Policor të Irlandës Veriore (PSNI) dhe Policisë së Kosovës. Një delegacion prej 10 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – 5 shqiptarë dhe 5 serbë – e vizituan Irlandën Veriore në prill 2011. PSNI u tregoi oficerëve të Policisë së Kosovës se si punon në praktikë një polici e transformuar, në aspektin logjistik dhe atë kulturor.
Sami SHABANAJ (Policia e Kosovës) dhe Chris YATES (PSNI).. Program shkëmbimi ndërmjet Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut dhe Policisë së Kosovës, një projekt rezultat nga Forumi për Qytetet në Tranzicion. © Allan LEONARD @MrUlster
Kishte një theks të veçantë në rolin udhëheqës që Policia ka për komunitetet të cilave u shërben. Sikurse e shpjegon, Chris Yates, oficer i lartë i PSNI në atë kohë.
“Gjithçka lidhet me çështjen e legjitimitetit. Sinn Fein [një parti republikane/nacionaliste irlandeze] e përkrahte shpërbërjen e policimit [tek Ekzekutivi i Irlandës Veriore]… sepse ata donin që edhe kjo të trajtohej njëjtë sikurse strehimi apo shëndetësia – pra donin ta bënin policimin kryesor”.
Yates shpjegon se si PSNI “vazhdoi me këtë”, duke çuar përpara një agjendë të ndryshimit për të zhvilluar një shërbim policor të integruar.
Kjo pasoi me një delegacion të Irlandës Veriore, që përfshinin 2 oficerë policie të PSNI, një ish kryetar i Derry/Londonderry, dhe përfaqësues të sektorit të biznesit dhe komunitetit – që vizituan Mitrovicën në mars 2012. Shkëmbimi e zhvilloi edhe më shumë raportin ndërmjet PSNI dhe PK-së, sikurse edhe ndërmjet qyteteve të Derry/Londonderry dhe Mitrovicës.
Vizita e delegacionit të Policisë së Kosovës në Irlandën e Veriut. Takim me Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut (PSNI). Fotografia e përdorur me leje.
Ka pasur edhe të tjera vizita studimore të Policisë së Kosovës në Irlandën Veriore, duke përfshirë një në shtator 2013, kur 11 oficerë policie takuan në lokacione të ndryshme kolegët e PSNI-së, për të diskutuar planifikimet strategjike për të ofruar një polici të orientuar nga komuniteti.
Pjesëmarrësja, Majorja e Policisë së Kosovës, Olga Stefanović e shpjegon përvojën e të mësuarit atje si shumë të rëndësishme dhe me ndikim në punën që ajo e bën.
“Ka kaq shumë praktika të mira që mund të marrim nga Irlanda Veriore”.
OSCE-ja, që e përkrahu vizitën shpjegon se si pjesëmarrësit nga Policia e Kosovës e çmuan shumë diskutimin për atë se si PSNI e kishte zhvilluar dhe zbatuar ““Partnershipin e Sigurisë për Policimin në Komunitet”, në kontekst të shoqërisë që ka dalë nga një periudhë konflikti.
Pas vizitës, OSCE-ja e vazhdoi përkrahjen nëpërmjet një punëtorie, ku pjesëmarrësit nga Policia e Kosovës e njoftuan menaxhmentin e lartë, duke përfshirë dy zv/drejtorë të përgjithshëm, për obzervimet e tyre dhe rekomandimet rreth praktikave më të mira të prodecurave dhe protokolleve për zbatimin e një policimi që drejtohet kah komuniteti.
Sfidat dhe mundësitë
Të dyja, sikurse PSNI ashtu edhe Policia e Kosovës janë ballafaquar me sfida të brendshme dhe të jashtme.
Në vitet e fundit, PSNI ka qenë e kritikuar për një sërë veprimesh në disa ngjarje kontraverze.
Një shembull për këtë ishte përdorimi i standardve të dyfishta gjatë kohës së mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19, kur oficerët e PSNI-së arrestuan protestuesit në një tubim kundër racizmit , por e njëjta polici nuk e akuzoi askënd për thyerjen e rregullave në një tubim shumë më të madh gjatë funeralit për ish-anëtarin e lartë të IRA-s, Bobby Storey, kur morën pjesë shumë njerëz në varrim, duke përfshirë edhe kryeministren aktuale të Irlandës Veriore, Michelle O’Neill. Kjo dhe të tjera kundërthënie janë drejtuar për llogaridhënie tek Bordi i Policisë për Ankesa si dhe Departamenti i Drejtësisë (pjesë e Qeverisë së Irlandës Veriore).
Mbështetni burrat që na mbështetën dhe na mbrojtën kundër Sinn Fein IRA. Ushtari A-Z / Eja për një – eja për të gjithë. Një pankartë që proteston kundër ndjekjes penale të forcave britanike të ushtrisë/sigurisë të akuzuar për vrasjen e civilëve në Irlandën e Veriut. Ballygowan, Irlanda e Veriut. © Allan LEONARD @MrUlster
PSNI gjithashtu është në mes të diskutimit të vazhdueshëm për ballafaqimin me të kaluarën dhe debatin për të hetuar dhe kërkuar gjykimin për vrasjet e pazgjidhura gjatë konfliktit të Trazirave, në raport me çdo lloj amnestie të ofruar nga përfaqësueit politikë.
Në Kosovë, ka pasur rrëzim të legjitimitetit për policimin në pjesën veriore të dominuar me serbë, nëse jo sa i përket sundimit të ligjit, gjithsesi për policinë e orientuar kah komuniteti. Kjo ka të bëjë me përkeqësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me këtë të fundit që tërhoqi mbështetjen që serbët të ishin pjesë e insitucioneve shtetërore të Kosovës në veri. Një numër i madh i pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje si shenjë proteste, në nëntor 2022. (Ngjashëm, ka shqetësim nëse nacionalistët iralndezë dhe partitë politike do të tërhiqnin mbështetjen e tyre për PSNI-në).
Një mësim i përbashkët është se nëse mungon përkrahja nga komunitetet relevante atëherë policia e orientuar kah komuniteti nuk do të ndodhë. Është gjithashtu vitale që të ketë struktura organizatave për t’u siguruar që do të ballafaqohen me sfidat e nevojshme.
Kjo mbetet një dëshirë nga oficerët e policisë nga të dyja palët. Ne kemi folur me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës që nuk e kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në vizita të tilla studimore. Ata kanë folur për rëndësinë e vazhdimit të trajnimeve, qoftë në Kosovë apo jashtë, për të vazhduar zhvillimin e tyre profesional.
Askush nuk duhet ta nënvlerësojë vështirësinë për të krijuar dhe zhvilluar një polici të orientuar kah komuniteti, sidomos në një shoqëri në proces të transformimit nga konflikti. Qasja e bazuar në komunitet dhe që respekton të drejtat e njeriut është një proces i ri si në Kosovë ashtu edhe në Irlandën Veriore, dhe më shumë shkëmbim mund të çojë në pëkrahje të dynashme, Kjo mund të mendohet si një proces që vazhdon në të dyja vendet, ku në fjalët e Majores Stefanovic “me vendosmëri të madhe dhe përkushtim të vërtetë, mund të arrihet progres për një polici më të besueshme dhe përgjegjëse”.
—
Ky artikull është pjesë e serisë në bashkëautorësi nga Kosova e Irlanda Veriore të gazetarëve që ishin pjesë e projektit për gazetarinë e paqes, inicuar dhe organizuar nga Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës, në partneritet me Shared Future News, dhe financimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë. Faktet e prezantuara dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe janë të pavarura nga secili donacion