POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Holger Petersen, Prishtinë 10.07.2025 – 20:35. Njësitë policore gjatë kontrollit në banesën ku banonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte urdhër arrest lidhur me një rast vrasje që ka ndodhur më 26.03.2025, kanë gjetur dhe sekuestruar: një sasi prej 6 kilogramë e 172.6 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 38.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 0.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit tusi, 0.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, një peshore digjitale, një karikator, një këllëf i armës, para në vlerë 1000 euro, 20 franga, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut, dhe 50 dinarë serb. Po ashtu në cilësi të provës është sekuestruar edhe një telefon mobil. Në konsultim me prokurorin, pasi i dyshuari gjendet në trajtim mjekësor në QKUK lidhur me një rast vrasje rasti procedohet me procedurë të rregullt