Egli Tako ndodhet në Prishtinë.
Ish banorja e Big Brother ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”.
Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti.
E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.
Pa ndarë detaje, Egli me postimin i bëri ndjekësit kuriozë për arsyen e vizitës së saj.
Vizitë vetëm për Gjestin, apo për duetin e tyre ashtu siç është përfolur.
Këtë më së miri koha do të na e tregojë! /Prive