No menu items!

Prashikimi i motit për ditën e parë të qershorit

Sot në Kosovë do të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me diell. Vranësirat do të jetë krejtësisht të pakta, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe atmosfera do të jetë tërësisht stabile.

Të Hënën edhe më ngrohtë. Do të fillojë “invazioni” serioz i ajrit mjaft të nxehtë me origjinë nga Afrika veriore. Temperaturat do të arrijnë deri në 28 apo 29 gradë Celsius. Nga e Marta mund të fillojë vala e nxehtësi me temperatura maksimale 30 gradë Celsius, ndërsa ditëve tjera të javës do të jetë edhe më nxehtë, por mund të ketë edhe zhvillime të stuhive të izoluara në disa rajone./MeteoBallkan

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.