No menu items!

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë më 15 maj një seri konsultimesh me partitë politike në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, i cili tha se ftesat tashmë janë dërguar dhe të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes.

Konsultimet vijnë pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit më 11 maj, që ishte përpjekja e katërmbëdhjetë pa sukses nga deputetët e sapozgjedhur.

Ngërçi institucional lidhet me postin e kryetarit të Kuvendit, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun.

Megjithatë, ky propozim nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera, të cilat refuzojnë ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë

Deri më tani, asnjëherë nuk janë siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e saj.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka bërë të qartë se nuk do të propozojë kandidat tjetër për kryeparlamentar, duke e mbajtur të pandryshuar qëndrimin e saj.

Ditë më parë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet përmes votës së fshehtë, në përpjekje për të thyer bllokadën politike.

Por edhe kjo nismë nuk siguroi përkrahjen e nevojshme në seancat e kaluara, duke e lënë procesin në ngërç./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.