No menu items!

Presidenti Macron takohet me Zelenskyn në funeralin e Papa Franceskut: Një shkëmbim shumë pozitiv

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ai pati një “takim shumë pozitiv” me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa u takuan në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan.

Sipas mediave të huaja, Zelensky i tha Macronit se Ukraina është “gati për një armëpushim pa kushte”, duke shtuar se “përfundimi i luftës në Ukrainë është qëllimi që ne ndajmë me Presidentin Trump”.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Macron thotë se tani i takon presidentit rus Vladimir Putin të “dëshmojë se ai me të vërtetë e dëshiron paqen”.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë në kuadrin e koalicionit të vullnetarëve të nisur në Paris marsin e kaluar, për të arritur si këtë armëpushim dhe një paqe të plotë dhe të qëndrueshme në Ukrainë,” shton Macron, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se më herët Zelensky zhvilloi një takim kokë më kokë me Trump në Vatikan,

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.