No menu items!

Presidentja Osmani: FSK është krenaria jonë, aleanca është forca jonë!

Babaj i Bokës, 3 qershor 2025 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në një nga momentet kyçe të ushtrimit ndërkombëtar DEFENDER Europe 2025, duke vlerësuar lart rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.

“Në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë,” ka deklaruar Presidentja Osmani. “Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik.”

Sipas saj, ky ushtrim është dëshmi e qartë se Kosova është një partnere e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme për të qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

“FSK është krenaria jonë. Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike,” përfundoi Presidentja Osmani./Raporto24/


Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.