No menu items!

Presidentja Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me mos certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se Lista Serbe është organizatë, ku individët e saj kanë kryer akre terroriste dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Kosovës dhe se KQZ si institucion i pavarur ka vendosur në mënyrë të pavarur për këtë vendim.

Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional.”, ka thënë Osmani. /Raportp24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.