No menu items!

Presidentja Osmani nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit të Istogut: “Lavdi e përjetshme sakrificës që nuk harrohet”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në memorialin e dëshmorëve në Vrellë të Istogut, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se kjo ditë është një kujtesë e fortë për sakrificën sublime të bijve dhe bijave më të denjë të kombit shqiptar.

“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot,” shkroi presidentja.

Ajo theksoi se memoriali në Vrellë nuk është vetëm vend kujtese, por edhe një simbol i qëndresës, sakrificës dhe themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës,trasmeton Raporto24

“Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë,” u shpreh Osmani.

Në fund, Presidentja shprehu mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë:

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.