Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Prishtinës, vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në “Velani”.
Me përulësi dhe respekt të thellë, presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.
“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi presidentja.
Presidentja Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.