No menu items!

Presidentja Osmani në Vatikan: Papa Françesku do të mbahet mend për përkushtimin ndaj paqes dhe dinjitetit njerëzor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, përkrah liderëve nga mbarë bota.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi lart figurën dhe trashëgiminë e Papës, duke theksuar se ai do të mbahet mend për angazhimin e tij të palëkundur për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

“Trashëgimia e Papë Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë,” u shpreh Osmani.

Ceremonia në Vatikan bashkoi liderë politikë, fetarë dhe personalitete të shumta nga e gjithë bota, të cilët nderuan jetën dhe veprën e Papë Françeskut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.