No menu items!

Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, vjosa Osmani, përkujtoi Masakrën e Mejës, duke e cilësuar si njënga plagët më të thella të Kosovës.

“Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë  Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë.

Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet.

Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi.

Në këtë tokë të shenjtë të dhimbjes, mbjellim shpresën për një të ardhme me më shumë drejtësi dhe më shumë dinjitet.

Kujtimi për martirët e Mejës do të jetojë përjetë në zemrat tona.

Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!”, u shpreh presidentja Osmani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.