No menu items!

Presidentja Osmani takon sot liderët partiakë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do t’i takojë liderët e partive politike, takim ky konsultativ në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik.

Takimi është caktuar në ora 13:00.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka thënë se do të vazhdojë me takime me përfaqësuesit e subjekteve politike për të gjetur një zgjidhje në konstitumin e Kuvendit.

Në konferencën për shtyp pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Anonio Costa, presidentja Vjosa Osmani është përgjigjur në pyetjen e gazetares së Telegrafit lidhur me ftesën e saj për subjektet politike për të gjetur një zgjidhje në konstituimin e Kuvendit.

“I falënderoj liderët e parive politike që janë përgjigjur pozitivisht. Ky është veç fillimi i një serie takimesh. Varësisht se si do rrjedhin bisedimet nesër ne do të vazhdojmë takimet, qoftë në atë format apo të ngjashme me liderët e partive. Ne si institucion i presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese. Sepse siç e dini, neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve”, tha Osman

Ajo tha se “mos konstituimi i Kuvendit rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve”.

“Kjo edhe është arsyeja pse i kam ftuar liderët për të diskutuar, por nuk do të doja t’i paragjykoj rezultatet. Shpresoj se secili do të angazhohet duke vënë interes parësor interesin e vendit”, tha ajo.

Tutje ajo tha se “Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend, në qoftë se për asgjë tjetër, për atë që e diskutuam me Costan, në mënyrë që të ketë vendim të Kuvendit të Kosovës sa i përket Planit të Rritjes, por ka edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare. Nëse nuk ratifikohen së shpejti, pëson Kosova, shteti dhe qytetarët tanë”.

E Bekim Kupina, këshilltar për media ditë më parë ka bërë të ditur se pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike.

Ky takim konsultativ vjen pasi për të 15 herë të martën dështoi konstituimi i Kuvendit.

LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe po kërkojnë votim të fshehtë, ndërsa PDK, LDK dhe AAK janë kundër Haxhiut për kryeparlamentare dhe kundër votimit të fshehtë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.