No menu items!

Presidentja Osmani udhëton drejt Finlandës, publikohet agjenda e takimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, vizita do të nisë me ceremoni zyrtare të organizuar në Pallatin Presidencial në Helsinki, e pastaj presidentët do të kenë takim të ndarë, pasuar nga takimi mes delegacioneve të të dyja shteteve.

Osmani gjatë qëndrimit në Finlandë, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me përfaqësues të mërgatës kosovare, për të bashkëbiseduar me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në fuqizimin e vendit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.