No menu items!

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër.

I burgosuri, Faton Hajrizi, në Frontal të T7 ka rrëfyer për përvojat e tij nëpër burgje dhe për ikjet e shumta që ka realizuar. Megjithatë ai thotë se kurrë s’ka vrarë shqiptarë, shkruan Express.

Në këtë rrëfim të tij në FRONTAL, Hajrizi pretendon se ka pasur oferta nga “njerëz me kravata” në Kosovë për të vrarë njerëz të krahut të kundërt, pro që s’ka pranuar.

“Du me thanë diçka. Ndash le te marri njerëzit si kërcënim, ndash si të duan. Unë Faton Hajrizi, i biri i Mustafës, kurrë shqiptarë s’kam vra. Kam pas oferta me vra njerëz me pare, po kurrë s’e kam pranu. Kam pas ofertë prej personave me kravata”, pretendon Hajrizi.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit për detaje, Hajrizi s’ka pranuar që ta japë emra, megjithatë ka thënë se kanë qenë “dikush i LDK-së” që i ka kërkuar “ta vrasë dikë të krahut tjetër”.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU