No menu items!

Pretendimet e Shaban Murselit se Naimi u rrah nga Policia, Hoxha: S’besoj që policët tanë kanë shkuar në këtë nivel

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së fundmi ka folur për pretendimet e babait të Naim Murselit, Shaban Murseli se djali i tij është rrahur brenda burgut nga zyrtarë policorë pas arrestimit mbi dyshimin se përgatiti vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.

Hoxha ka thënë se është e ndaluar që zyrtarët policorë të marrin informacione përmes përdorimit të forcës dhe thotë se kushdo që ka pretendime të tilla mund t’i drejtohet Policisë dhe IPK-së.

Drejtori i Policisë ka thënë se nuk beson që policët e Kosovës kanë shkuar në një nivel të tillë, duke qenë se ka dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij.

“Zyrtarët tonë s’lejohet të marrin informacione përmes përdorimit të forcës. Është e ndaluar dhe përbën vepër penale. Dikush që ka pretendime të tilla lirisht le të kontaktojë Policinë apo IPK-në i cili do të trajtoje hollësisht një pretendim të tillë. Nuk i inkurajojmë veprime të tilla brenda institucionit të Policisë. Si menagjment do t’i gjykojmë dhe ndjekim për nxjerrjen e të vërtetës. Nuk besoj që policët tanë kanë shkuar në këtë nivel. Ka pasur dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij”, ka thënë Hoxha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.