Prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, janë duke qëndruar prej disa ditësh në Kosovë.
Ata me këtë rast kanë realizuar takime të ndryshme, e madje ishin pjesëmarrës në disa aktivitete të kryeqytetit.
Së fundmi çifti i famshëm treguan se kanë takuar Ministrin e Shëndetësisë, Rifat LatifiFoto: Screenshot/Instagram
“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi. Ishte kënaqësi që u takuam dhe diskutuam për disa çështje aktuale të shëndetit mendor në rajon”, u shpreh Vera
Të njëjtit thuajse gjithë verën e kanë kaluar në trojet shqiptare, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Ulqin.