No menu items!

Prishtina e kalon Vëllaznimin pas një drame dhe siguron duelin me Trepçën në gjysmëfinale

Sigal Prishtina i është bashkuar Trepçës në gjysmëfinalet e play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pas një fitoreje dramatike ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e tretë vendimtare të serisë dhe atë pas vazhdimeve.

Në përballjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, prishtinasit fituan me rezultat 86:82, pas vazhdimeve pesëminutëshe.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Prishtinën që dominoi për pjesën më të madhe, por që u sfidua në fund nga rikthimi i fuqishëm i skuadrës së trajnerit Jeronimo Shari.

Rezultati u barazua në 74:74, kur kishin mbetur vetëm 15 sekonda, pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Jericole Hellems. Në aksionin pasues, Jordan Davis fitoi dy gjuajtje të lira por i humbi të dyja.
Megjithatë, ai rikuperoi topin në sulm, por nuk arriti të shënojë, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Prishtina reagoi shpejt, duke krijuar një seri të fuqishme prej 8:0 për epërsinë 82:74. Vëllaznimi u afrua deri në 83:80, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.
Fitorja e çoi Prishtinën në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën, pasi e fitoi serinë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm 2-1. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.