No menu items!

Prishtina gjobitet me mbi një mijë euro për hedhjen e mjeteve piroteknike nga tifozët

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që FC Prishtina të gjobitet me 1200 euro për shkelje të rregullave gjatë ndeshjes ndaj FC Drita.

Sipas raportit të delegatit të ndeshjes, tifozët e Prishtinës, “Plisat”, kanë hedhur rreth 30 mjete piroteknike (plasëse) në minutat 32, 37, 38, 40 dhe 51 të takimit, në zonën pas portës.

Gjithashtu, dy flakadanë janë hedhur në fushë, më konkretisht në zonën e 5-metroshit, duke shkaktuar dëme në sipërfaqen e fushës.

Vendimi i Komisionit është mbështetur në nenet 6 dhe 18 të Rregullores Disiplinore, të cilat parashikojnë masa financiare për organizimin e ndeshjeve që shkelin rregullat e sigurisë.

Klubi ka afat 8 ditë për të paguar gjobën, duke filluar nga momenti kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.