No menu items!

Prishtinasi e gjuan me shishe qelqi në ballkon një vajzë, pastaj i shkon te dera dhe e kërcënon

Një vajzë e lajmëroi policinë në Prishtinë që një person i panjohur e gjuajti me shishe qelqi në ballonin e saj.

Më pastaj, i dyshuari ka shkuar tek dera dhe ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj të njëjtës.

Sipas policisë, i dyshuari u pa nga policia duke lënë një thikë në karrikë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 17.08.2021-20:45. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se një person i njohur ka gjuajtur në ballkonin e saj dy shishe qelqi dhe më pas i kishte trokitur në derë duke përdorur fjalë kërcënuese ndaj saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Thika është sekuestruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, njofton policia.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.