No menu items!

Producenti i njohur tronditet nga vdekja e policit në Prishtinë, kishte biseduar me të dy ditë më parë

Një tragjedi tronditi sot Prishtinën, ku një zyrtar polic u gjet pa shenja jete.

Alban Tolaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se u vetëvra pasditën e sotme.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe producenti i njohur, Bini Diez, i cili njëherazi ishte edhe mik i tashmë të ndjerit, Tolaj.

Në një postim prekës në “Instagram”, Bini zbulon se me Albanin kishte biseduar dy ditë më herët.

“Alban, s’po muj me besu që po shkruj për ty, shoku jem i vjetër e i afërt që, sa herë kom pasë nevojë, ti je kanë aty për mu e unë për ty. 2 ditë ma herët, kur folëm afër 1 orë, asnjë shenjë s’ma dhe që ka më kanë biseda jonë e fundit. Pusho në paqe shoku jem, nuk kam me të harru kurrë”, shkroi Bini.

Ky i fundit, për një kohë të gjatë ishte bashkë-moderues i emisionit me vajzën e policit të ndjerë, e cila po ashtu është prezantuese.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.