No menu items!

Prokurori Admir Shala flet për bastisjet në katër lokacione

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me bastisjen tek Ministria e Bujqësisë që ndërlidhet me dyshimet për tenderin për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore

Ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për mënyrën e dhënies me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Ai bëri të ditur se përpos Ministrisë së Bujqësisë, bastisjet janë duke u zhvilluar edhe tek Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacionet e kompanisë fituese.

Hetimi është duke u zhvilluar me dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Jemi duke i zhvilluar hetimet me qellim të marrjes së informacioneve konkrete për zbardhjen e rastit. Jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jep më shumë detaje. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit” tha prokurori.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.