No menu items!

Prokurori i Speciales: Të gjitha viktimat e Mustafës ishin shqiptarë që konsideroheshin pengesë për UÇK-në

E plotësuar: Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka bërë të ditur se në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.

Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë të Kosovës.

“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.

Prokurori theksoi se Gjykata Speciale nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së dhe luftës për liri e pavarësi siç është pretenduar.

“ZPS nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së apo luftës për lirinë. Është thënë se këto gjyqe po bëhen kundër Kosovës dhe popullit të saj, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Smith.

Ai shtoi se akuzat kanë të bëjnë me individë të përmendur me emra, për ndalim, keqtrajtim dhe torturim të kosovarëve. /Telegrafi/

Mustafa: Nuk jam fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

E plotësuar: Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa ka deklaruar sërish para trupit gjykues të Gjykatës Speciale se është i pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë.

Në pyetjen e gjykatëses se a i kupton akuzat të cilat rëndojnë mbi të, ai u përgjigj se “Po e kuptoj por nuk ka asgjë me të vërtetën”.

Gjykatësja pastaj e pyeti se a e konfirmon deklaratën e dhënë në muajin tetor ku u deklarua i pafajshëm, Mustafa u përgjigj “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”. /Telegrafi/

Nis gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa

Në Hagë ka nisur gjykimi i parë i Gjykatë Speciale, ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Për akuzat ndaj tij, Mustafa është deklaruar i pafajshëm. blob:https://www.facebook.com/65d625e8-3fbb-4fef-baf2-44de6c7fa1e8

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU