Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajnë konferencë për media sot në ora 11:30 në lidhje me vrasjen e policit në Kaçanik, Muhamed Lika.
Në konferencë do të jetë i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 11:30, në Stacionin Policor në Ferizaj.”
Sot në Kaçanik është zhvilluar një aksion i Njësive Speciale. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se ky aksion ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani për Express.
Lika u vra më 1 prill të këtij viti.