Një grua është gjetur pa shenja jetë në Liqenin e Batllavës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, tha se prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupit të pajetë t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjeksisë Ligjore.
“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore”.
“Prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Hetim mbi vdekje’ dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.Gazetaexpress
DETAJE:Trup i pajetë i një gruaje rreth 40 vjeçe gjendet në Liqenin e Batllavës