No menu items!

Prokuroria Speciale interviston sot Bislimin

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë, lidhur me rastin e hetimeve mbi kontratën për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë.

Bislimi u ftua për intervistim të hënën, por për shkak të angazhimeve, ai kërkoi që intervista të zhvillohet sot në orën 09:30.

Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Peci, për më shumë se tri orë ishte intervistuar në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria, për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Peci kishte pohuar se Besnik Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës. Ai ka pranuar se dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë temë.

Unë jam kthy në Ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thenë Peci.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.