No menu items!

Pronar i supermarketeve/ Kush është arbitri milioner që do të gjykojë finalen Itali-Angli

Personi i njohur si “arbitri më i pasur në botë”, Bjorn Kuipers, do të gjykojë finalen e Euro2020 midis Italisë dhe Anglisë.

Arbitri holandez, që thuhet se ka një pasuri që shkon deri në 11.5 milionë euro, do të ketë fatin të jetë në mesin e yjeve.

Kuipers bashkë-themeloi rrjetin e supermarketeve Jumbo Kuipers në Holandë dhe ka një diplomë për administrim biznesi në Universitetin Radboud në Nijmegen.

Ky rrjet supermarketesh sponsorizon yllin e Formula One, Max Verstappen dhe Kuipers ka aq para në bankë sa do t’i mjaftonin edhe nëse dilte në pension.

Por ai me të njëjtën pasion, nuk e humb mundësinë për të arbitruar ndeshje të mëdha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.