No menu items!

Pronari i gazsjellësit “Nord Stream 2” në prag të falimentimit

Kompania zvicerane që ka ndërtuar gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2” nga Rusia në Gjermani është duke e shqyrtuar falimentimin sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Express.

 ShBA-ja ka sanksionuar gazsjellës rus ‘Nord Stream 2’ javën e kaluar pasi Rusia njohu pavarësinë e dy rajoneve në lindje të Ukrainës para se të fillojë agresionin e saj në Ukrainë. Gjermania menjëherë pas invazionit rus në Ukrainë ka ndërprerë marrëdhëniet me gazpromin rus dhe gazsjellësin Nord Stream 2.

Nord Stream 2 AG’ e cila është e regjistruar në Zvicër dhe në pronësi të gjigantit rus të gazit që kontrollohet nga shtetit rus, Gazprom, vitin e kaluar ka kompletuar projektin 11 miliardësh i cili ishte dizajnuar për të dyfishuar kapacitetin e sjelljes së gazit natyror nga Rusia në Gjermani.

Reuters duke u thirrur në dy burime të saj, shkruan se ‘Nord Stream 2 AG’ ka punuar me një këshilltar financiar për pastrimin e disa prej detyrimeve të tij dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në një gjykatë zvicerane këtë javë.

Nord Stream 2 AG s’është përgjigjur në pyetjet e Reuters, e as Gazpromi rus për të komentuar rreth kësaj çështje.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.