No menu items!

Pronari kinez paralajmëron SHBA-në: Harrojeni, TikTok-u nuk do të shitet

Shitje brenda vitit ose ndalim në SHBA: Ky ishte ultimatum që i përcolli senati amerikan kompanisë kineze ByteDance me dritën jeshile të dhënë masës së ashpër të lidhur me aplikacionin e famshëm të saj, TikTok.

Por kompania që zotëron platformën e videove e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë atë. “TikTok-u nuk do të shitet”, tha ByteDance llogarinë e vet zyrtare në Toutiao, një rrjet social të cilin gjithashtu e ka po ajo në pronësi, teksa më herët e bëri të qartë se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit të cilin e përshkroi si “jokushtetues”.

Njoftimi nga ByteDance ishte përgjigje ndaj një artikulli në media se ajo ishte duke e shqyrtuar shitjen e mundshme të TikTok-ut në SHBA. “Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të pavërteta”, theksoi kompania. Presidenti amerikan, Joe Biden, e firmosi të mërkurën ligjin i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj ByteDance nuk e shet brenda një viti. Ligjvënësit nga të dyja partitë në SHBA – si dhe zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës – kanë shprehur shqetësime se autoritetet kineze mund ta detyrojnë ByteDance-in t’i dorëzojë atyre të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Por TikTok-u i ka hedhur poshtë pretendimet se mund të përdoret si mjet i Qeverisë kineze. Ejksperti Dan Ives it ha CNN-it megjithatë se nukë shtë e vështirë të kuptohet përse të mëdhenjtë e Silicon Valley duan të shtiejnë në dorë TikTok-un, të cilin e përshkroi si aplikacionin më të vyer në planet të cilin ata nuk e kanë nën kontroll.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.