No menu items!

Protesta e bizneseve, Policia vjen me një njoftim

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 maj 2025 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 12:00, është paralajmëruar se do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.Sipas Policisë, forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse.

Nga Polica kanë bërë të ditur edhe pikat ku do të realizohet protesta.

Pikat ku do të realizohet protesta janë:

•Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit

•Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

•Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

•Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Riorientimi i trafikut:

Sipas njoftimit Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e mjeteve në rrugë alternative./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.