Këngëtari ka reaguar në rrjete sociale për rastin e kosovarëve që u dënuan rreth 2 mijë euro.
Në Shqipëri janë dënuar dy shoferë kosovar të cilët po vozitnin makinat e tyre thuajse trefish nga shuma e lejuar.
Makinat ishin duke u drejtuar nga dy kosovarë me rezidencë në Zvicër, të cilët gjithashtu nuk iu bindën urdhrit për t’u ndaluar.
Ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.I.B (40 vjeç) e drejtonte makinën “Lamborghini” pa targa, ndërsa M.N (36 vjeç) e ngiste makinën “BMW” pas tij ngjashëm me shpejtësi duke dhënë të mendohet se të dy po garonin bashkë.
Genc Prelvukaj ka reaguar në rrjetin sociale, Facebook duke u shprehur se këta shoferë duhet t`i nënshtrohen testeve mjekësore për t`u përcaktuar se a janë normal apo jo.
Ai tha se ironia është se shoferët nga Zvicra atje i nënshtrohen rregullave në përputhje me ligjin atje ndërsa këtu nuk kanë turp fare. Ai tha se nëse ata do të provonin të vozitnin kështu në Serbi apo Mal të Zi do të përfundonim ndryshe.
Postimi i Gencit pa ndërprerje:
“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontrollë mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak.
I japin makinave (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar në kontroll.
Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, u shpreh këngëtari.“Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojne ti japin makinës atje në kete menyre dhe te ikin nga kontrolli i policisë!Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijet, gratë e burrat e gjakut të tyre”, përfundoi Genc Prelvukaj.