Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar të dielën se marrëveshja e mbrëmshme në Ohër është e dëmshme për Kosovën.
Sipas tij, kryeministri i KOsovës, Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
Kësisoj, ish-deputeti MOlliqaj ka ftuar të gjithë qytetarët që janë kundër marrëveshjes, të dalin në protestë që do të organizohet të shtunën.
Protesta siç njoftoi Molliqaj do të mbahet prej orë 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, transmeton Paparaci.
“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti””, shkroi ai në Facebook