Në shtëpinë e Big Brother, Rozana dhe Gjesti kanë debatuar lidhur me rikthimin e ish-banorëve G-Bani, Jozi dhe Amber. Rozana e ka vënë në dyshim vendimin e Gjestit për t’i sjellë sërish në lojë Jozin dhe G-Banin, pavarësisht se ata kishin dalë me zarf të zi, shkruan Raporto24.
Ajo e ka pyetur drejtpërdrejt arsyen e këtij vendimi, duke e kujtuar se kishte qenë pranë tij në situatën me Jozin dhe e kishte mbështetur. Ndërkohë, Gjesti është përgjigjur se i ka rikthyer për t’i nxjerrë jashtë sërish.
Rozana ka vënë në dukje se ky veprim bie në kontradiktë me qëndrimin e tij ndaj Gertës, për të cilën më herët kishte thënë se bëri gabim që e riktheu. Ajo e ka sfiduar duke e pyetur nëse po përsërit gabimet e tij, ndërsa Gjesti ka argumentuar se në lojë të gjithë kanë bërë gabime.
Në vijim të bisedës, Rozana ka këmbëngulur duke e pyetur nëse ai e mban mend çfarë i ka bërë Jozi dhe çfarë synon të arrijë me rikthimin e tij. Gjesti ka pohuar se nuk ia ka falur Jozit atë që ka ndodhur, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për qëllimet e tij në lojë, duke nënkuptuar se strategjia e tij do të zbulohet me kalimin e kohës.