No menu items!

Pse heroi i Shqipërisë e ka emrin Klaus?

aqedonisht

LajmeArbëriEkonomiKronikëOpEdKarikaturaBotëRajonSportEuro 2024FutbollBasketbollLuftarakeSporte të tjeraKulturëShtojca për KulturëMagazinaLifestyleKuriozitetShowbizHoroskopiAutoTechKTVSeriali “Xhemajl Abria”LAJMET E MBRËMJESKOHA E LAJMEVE60 MINUTARICIKLIMSPORTI NË KTVTEMPUSKONFRONT038COSMOINTERAKTIVBETIMI PËR DREJTËSIRETRO ARTARRETH BOTËSSPORTI TOTALSOTTE LINDADRIVE ME CRAZYEXPRESSJETAFASHIONISTAWILDLIFEPROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVENËPËR FILME NJOHURA E PANJOHURTABUTOP KOHA MUSICÇA KA 3PRO XPREMTIMIArtikull i sponsorizuarPrapa EkraneveMarketingArkivi

Follow Koha.net

FUTBOLLPse heroi i Shqipërisë e ka emrin Klaus?

20 qershor 2024 11:09Shpërndaje në:

Klaus Gjasula quhet me këtë emër për shkak se gjyshja e tij ishte fanse e madhe e shfaqjes së njohur televizive nga vitet 1980-a,” Schwarzwaldklinik”, shkruan Blick të enjten.

Klaus-Jurgen Wussow (1929-2007), që luajti rolin e profesorit Klaus Brinkmann, ishte i pëlqyeri i saj.

Vëllau i Klaus Gjasulës quhet si tjetër pos Jurgen.

“Të lindur në Shqipëri, vëllezërit u vendosën në Freiburg pak pas lindjes”, shkruan gazeta e madhe zvicerane për emrin e veçantë të reprezentuesit të Shqipërisë dhe vëllaut të tij, po ashtu ish-futbollist.

Jurgeni ishte i talentuar dhe luajti për Baselin e St Gallenin në Zvicër. Së fundi ishte te skuadra Berliner.

Ai i ka dy paraqitje për Shqipërinë. Ai shpërtheu në lot kur Klausi shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë, të mërkurën. Ishte në tribunë.

Klausi u bë hero i Shqipërisë në ndeshjen e tij të 29-të me përfaqësuese.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU