Një nga momentet më të diskutuara pas fitores 2-1 të Anglisë ndaj DR Kongos nuk ishte vetëm përmbysja e rezultatit, por edhe vendimi i Thomas Tuchel për të aktivizuar Declan Rice në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Lëvizja e teknikut gjerman u prit me habi nga analistët e BBC Sport. Wayne Rooney u shpreh se, pas dëmtimit të anësorit Tino Livramentos, Tuchel duhej ta kishte ftuar sërish Kyle Walker, duke theksuar se ai është ende mjaftueshëm i mirë për kombëtaren.
Edhe ish-mbrojtësi City-t Micah Richards nuk u pajtua me idenë e aktivizimit të Rice si mbrojtës të djathtë. “Jo, nuk do ta bëja. Rice i jep shumë skuadrës në mesfushë dhe kundër Meksikës do të duhet energjia e tij në qendër”, deklaroi ai, duke propozuar Ezri Konsa si alternativë.
Nga ana tjetër, ish-super sulmuesi i Premier Ligës Alan Shearer pranoi se ishte skeptik para ndeshjes, por vlerësoi ndikimin e Rice në aksionin e golit të fitores. “Vendosja e Rice në të djathtë funksionoi, sepse ai mori pjesë në golin e dytë. Megjithatë, Tuchel tani ka një vendim të rëndësishëm për të marrë”, tha legjenda angleze.
KosovaPress


