Vrasja e Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malës më 9 maj 1998 në Shqipëri, gjatë transportimit të armëve për UÇK-në, mbetet një nga ngjarjet më të errëta dhe të paqarta të luftës së fundit në Kosovë. Ata u vranë në një pritë të organizuar, por edhe pas 27 vitesh, autorët dhe motivet e sakta të kësaj vrasjeje nuk janë zbardhur nga autoritetet e asnjërit shtet,shkruan Raporto24
Pse u vra Ilir Konushefci? Kujt i pengonte?
Ilir Konushefci ishte një nga figurat kyçe të strukturimit dhe furnizimit të UÇK-së. Ai kishte njohje të gjera dhe besim të madh nga luftëtarët e parë të saj. Aktiviteti i tij për armatosjen e rezistencës e bënte një objektiv të qartë për armiqtë e lirisë së Kosovës. Disa hipoteza për vrasjen: Infiltrim nga shërbime sekrete armike (BIA serbe ose struktura të tjera kundër UÇK-së); Dallime dhe përplasje të brendshme mes fraksioneve politike ose ushtarake shqiptare në atë kohë; Pengesë për interesa të caktuara, pasi Iliri përfaqësonte një vijë të qartë kombëtare dhe ushtarake, pa kompromis.
Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, sepse nuk ka drejtësi as transparencë institucionale. Heshtja e institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë është kritikuar vazhdimisht nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe figura publike./Raporto24/