No menu items!

PSG eliminon lehtësisht Inter Miamin, Messi pa gol në përballjen ndaj ish-skuadrës

Paris Saint-Germain ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Inter Miamin me rezultat bindës 4:0 në raundin e 1/16-tës.

Fitorja e kampionëve të Evropës nuk u vu asnjëherë në dyshim, duke dominuar që nga fillimi i takimit falë cilësisë dhe përgatitjes superiore.

Golin e parë PSG e realizoi në minutën e 6-të me Joao Neves, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Vitinha. Mesfushori portugez ishte sërish në skenë në minutën e 39-të, duke e dyfishuar epërsinë pas një pasimi të saktë nga Fabian Ruiz.

Në minutën e 43-të, mbrojtësi i Inter Miamit, Tomas Aviles, shënoi në portën e vet, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Pikën mbi “i” e vendosi Achraf Hakimi, i cili shënoi në fund të pjesës së parë për rezultatin përfundimtar 4:0.

Lionel Messi, që u përball për herë të parë me ish-skuadrën e tij PSG, nuk arriti të linte gjurmë në/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.