Skuadra franceze Paris Saint-Germain po tregon dominim të plotë ndaj Inter Miamit, duke fituar aktualisht me rezultat 4:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës për Klube.
Mesfushori i Kombëtares së Portugalisë, Joao Neves, ishte protagonist absolut në fillim të takimit, duke realizuar dy golat e parë për PSG-në,shkruan Raporto24
Goli i tretë erdhi pas një autogoli nga njëri prej lojtarëve të Inter Miamit, ndërsa rezultatin 4:0 e vulosi mbrojtësi Achraf Hakimi në fundin e pjesës së parë.
Ndeshja po zhvillohet me intensitet të lartë, ndërsa PSG po konfirmon statusin e favoritit të madh në këtë turne prestigjioz/Raporto24/