No menu items!

Publikohen pamjet e liderit të Hamasit “pak orë” para sulmit të 7 tetorit – çfarë po fshihte ai në tunelin nëntokësor në jug të Gazës?

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet në të cilat pretendojnë se shihet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, “orë para” masakrës së 7 tetorit që vrau pothuajse 1,200 njerëz në Izrael.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari foli në një konferencë shtypi duke thënë se ato janë “pamjet deklasifikuese” të Sinwar – i cili u konfirmua i vrarë këtë javë.

Sipas Hagarit, Sinwar e kishte planifikuar masakrën e vitit 2023 për “vite” për të “maksimizuar dëmin ndaj civilëve izraelitë dhe të Gazës”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Shihni vetë”, tha Hagari.

Videoklipi duket se tregon liderin tashmë të ndjerë të Hamasit me një grua dhe një numër fëmijësh në një tunel nëntokësor.

Zëdhënësi i IDF-së pretendon se videoja tregon “Sinwar vetëm disa orë para masakrës së 7 tetorit duke fshehur familjen dhe pajisjet e tij, duke përfshirë çanta, jastëkë, ushqim, ujë dhe një televizor”.

“Ai i fshihte brenda rrjetit të tunelit nëntokësor të Hamasit në Khan Younis”, tha Hagari. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.