Një video e re e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një repere vrau për vdekje menaxherin e saj muajin e kaluar në Wynwood.
Videoja, e siguruar ekskluzivisht nga NBC6, tregon një grua që policia e identifikoi si Kevhani Camilla Hicks, duke qëlluar për vdekje personin në fjalë më 9 tetor.
Hicks, 27 vjeçare, po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë për të shtënat fatale
Foto: Screenshot/YouTube
Videoja zbulon atë dhe një burrë tjetër duke u grindur pranë një makine të bardhë.
Më pas, videoja e tregon atë duke shikuar në një çantë dhe duke nxjerrë një armë dhe duke hapur zjarr disa herë.
Viktima shihet duke vrapuar dhe duke u rrëzuar në rrugë, ndërsa Hicks i afrohet dhe vazhdon të qëllojë drejt tij.
Sipas një raportimi, oficerët e policisë së Majamit iu përgjigjën një alarmi ShotSpotter në bllokun 2400 të Northwest 2nd Avenue, pranë Wynwood Walls dhe gjetën njeriun që u qëllua disa herë të shtrirë në tokë dhe Hicks me lëndime të forta aty pranë.