No menu items!

Publikohet letra ku Qeveria Kurti iu zotua KFOR-it se s’do ta çojë FSK-në në veri pa leje

Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një letre dërguar Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit, ia ka rikonfirmuar zotimin se nuk do ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, përveç se me leje të KFOR-it.

Në letrën e publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, që mban nënshkrimin e ministrit Maqedonci, thuhet se kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë në letrën e 19 prillit 2013 se FSK-ja s’do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.


Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën e Maqedoncit, dërguar Barduanit/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.