No menu items!

Publikohet raporti/ Si lëvizën çmimet e artikujve bazë në pesë ditët e fundit në Kosovë (Foto)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një raport sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë në pesë ditët e fundit.

Të dhënat e nxjerra janë nga data 21 deri me 25 shtator, transmeton IndeksOnline.

Çmimet në përgjithësi janë të njëjta, por në disa artikuj vërehet një rënie e çmimeve e në disa ngritje e tyre.

Derisa orizi me datën 21 shtator ishte 1.33 euro, sot ai kushton 1.26 euro. Makaronat ishin 0.89 euro, tani janë 0.94 euro. Jogurti ishte 1.31 euro, sot është 1.34 euro. Kafe e bluar, 500 gram ishte 6.33, sot është 6.54 euro. Nafta ishte 1.58 euro litra, sot kushton 1.60 euro, ndërsa benzina ishte 1.35, sot është 1.34.

Ndërsa në artikujt tjerë nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e çmimeve në pesë ditët e fundit./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.