Në mbrëmjen e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 u transmetua një material, ku në qendër ishin Blero dhe Linda Halimi.
Fjala është për një skenë ku këngëtarja nga Vitia e akuzoi artistin, teksa ishin duke qëndruar në shtrat.
Ajo tha se Blero ua hoqi bateritë mikrofonave, gjersa bashkë me ta në ato momente ishte edhe Gani Gërmia.
Foto: Screenshot/YouTube
Kjo erdhi pas akuzave të Lindës për Bleron, për një ngjarje që kishte ndodhur rreth 12 vite më parë.
E njëjta theksoi që këngëtari kishte tentuar të hynte me të në një dhomë hoteli.
Foto: Screenshot/YouTube
Blero i mohoi kategorikisht akuzat tha se është një shpifje nga ana e 29 vjeçares.
Sido që të jetë, po vijon sërish debati mes dyshes së famshme të showbizit shqiptar. /Telegrafi/