No menu items!

Pula: Mungesa e prezencës amerikane, goditje e rëndë për sigurinë rajonale

Pasiguria mbi planet e presidentit amerikan, Donald Trump, rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa ka nxitur ankth te liderët perëndimorë, kanë shkruar medie amerikane. SHBA-ja kontribuon në Kosovë me 602 ushtarë, derisa ka njërën prej bazave më të mëdha në Kosovë. Njohës të zhvillimeve nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pjesë e kompromisit të jenë edhe forcat amerikane në Kosovë, teksa kanë listuar edhe arsye të tjera që mund ta shtyjnë SHBA-në që t’i ndalë garancitë e sigurisë për Evropën

Goditje të rëndë për stabilitetin politik dhe ushtarak të Evropës e kanë kualifikuar njohës të zhvillimeve politike tërheqjen e mundshme të trupave amerikane.

Kjo mundësi është përmendur pas rikthimit të Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas një artikulli të publikuar nga “Washington Post”, përçarja në rritje e administratës Trump me aleatët evropianë

dhe sugjerimet për tërheqjen e trupave amerikane kanë nxitur nervozizëm në Evropë. Kjo gazetë ka shkruar se kontinentit të vjetër mund t’i duhet të mos mbështetet në marrëveshjen 80-vjeçare me Shtetet e Bashkuara, e cila ka garantuar sigurinë e saj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Artikulli i Plot

https://www.koha.net/arberi/pula-mungesa-e-prezences-amerikane-goditje-e-rende-per-sigurine-rajonale

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.