No menu items!

Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ku një punëtor ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga skela gjatë punimeve për izolimin e një shtëpie, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Albin Gashi, 23-vjeçar, i cili rreth orës 16:45 është rrëzuar nga një lartësi në rrugën “Kultur” në Mamushë.

Në momentin kur patrulla e Policisë ka arritur në vendin e ngjarjes, Gashi ishte i shtrirë në tokë, i gjakosur në fytyrë, por në gjendje të vetëdijshme.

Fillimisht, ai është transportuar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë, pastaj në Spitalin Rajonal të Prizrenit, nga ku për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive të hetuesisë së Stacionit Policor të Mamushës, ka dalë edhe Inspektori i Punës, ndërsa Prokuroria është njoftuar rreth orës 17:50.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë janë duke vazhduar.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.