Punonjësi i dyqanit të një pompe në shtetin amerikan të Tennessee, është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur klientit një biletë fituese lotarie me vlerë 1 milion dollar, ndërsa tentonte ta bindte se nuk kishte fituar.
Fituesi i paidentifikuar publikisht, raportohet se kishte blerë disa bileta lotarie me gërvishtje nga punonjësi 23-vjeçar, Meet Patel dhe më pas ia dha atij për t’i kontrolluar në kompjuter.
Patel i kishte thyer klientit një biletë që kishte fituar $40 – por pa i treguar se tjetra kishte fituar çmimin 1 milion dollar, tha detektivi Steve Craig për rrjetin vendas News Channel 5.
“Ai e hodhi atë mbi koshin e mbeturinave,” tha Craig për Patel, i cili më pas kishte marrë për të nxjerrë plehrat jashtë, duke futur në xhep biletën fituese”.
Më vonë ai kishte shkuar në qendrën e lotarisë, por nuk i shkoi sipas planit.
“Kur ata e morën në pyetje punonjësin e kuptuan se kishte gjëra që nuk përputheshin, por më pas gjithçka u bë e qartë nga kamerat e sigurisë”, tha Craig për mediat.
Fituesi i biletës pritet të marrë tashmë çmimin, ndërsa Patel po mbahet në burgun e Rutherford.