No menu items!

Qëndrimi i opozitës në kuvend pas ndërprerjes së seancës, Abdixhiku: Ata le të ikin, ne le të flasim!

Pas ndërprerjes së seancës së 41-të konstituive, deputetët e opozitës vazhduan të qëndrojnë në sallën e Kuvendit. Disa nga ta dhe mbajten fjalime pasi që deputetët e VV-së u larguan nga salla e Kuvendit ku po mbahej seanca. E në lidhje me këtë ka reaguar lideri i LDK-së Lumir Abddixhiku, i cili ka thënë se le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues,  që po i bën Kuvendit partia e parë.

“Ata le të ikin, ne le të flasim”, ka thënë Abdixhiku..

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot, qëndruam në sallë.

Deputetja Bajrami mbajti dhe fjalë.

Kjo fjalë s’mund t’i ndalej siç ju ndal deputetit Zogaj.

Le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues që po i bën Kuvendit partia e parë. Ata le të ikin, ne le të flasim.

Sot, ishte hera e 41-të me radhë, që partia e parë nuk arrinë të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese që ka; atë të krijimit të shumicës. Sot, sërish, partia e parë vendosi me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës. Atë rend dite që e kishim dakorduar paraprakisht të gjithë ne bashkë; në takimin e parë institucional.

E kishim dakorduar ne, të gjitha partitë politike, në takimin me z.Konjufca – kryetarin paraprak të legjislaturës paraprake. Rendi i ditës u ndryshua; kokë në veti pas shtatë seancave. Askush nuk e ka këtë të drejtë; aq më pak një ‘më i moshuar’ mes 120 deputetëve të zgjedhur në vend.

Kjo pengesë parlamentare tashmë është dhe jokushtetuese. Është përmbysje e rendit kushtetues me vetëdije e qëllim. Pra është dhe vepër penale për të cilën do të ketë përgjegjësi një ditë.

Dhe derisa partia e parë ka kapur një ulëse, ajo s’mund të kapë Kuvendin. Le të vijnë e ikin.

Ne le të flasim. Para shumicës qytetare në vend. T’i shtrojmë të gjitha çështjet që pas perdeve të krizave po marrin peng të ardhmen e vendit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.