No menu items!

QESHARAKE! Federata e Futbollit e Serbisë e mohon praninë e flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës është në mesin e 55 anëtarëve në kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Mbrëmë u publikua një video, ku shihet flamuri i Kosovës i pranishëm në këtë kongres

Federata e Futbollit e Serbisë përmes një deklarate për mediat serbe e kanë mohuar praninë e flamurit të Kosovës.

Organizatori i kongresit është UEFA-ja dhe FSS-i si nikoqire e kongresit me përgjegjësi pretendon se në Kongresin e 49-të në “Sava Center” nuk ka asnjë flamur të shtetit të Kosovës dhe të gjitha informatat që dalin në atë kontekst janë absolutisht të rreme”, shkruhet në mesazhin e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kongresi i 49-të i UEFA-s ka filluar nga ora 9:30 e mëngjesit. Dhe jo që është flamuri i Kosovës i pranishëm aty, por UEFA-ja detyroi të gjithë të mbanin një minutë heshtje për sportistët nga Kosova dhe Shqipërisë./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.